Mot me diell e vranësira, temperaturat që do të mbizotërojnë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Mot me diell e vranësira, temperaturat që do të mbizotërojnë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diel dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius

“Moti për dy ditë 05-06.02.2021. Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat