Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndërprehet energjia elektrike

Kosova

Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndërprehet energjia elektrike

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit.

KEDS ka njoftuar se erërat e fuqishme që kanë kapluar vendin në orët e vona dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që furnizimi me energji elektrike në zonën e Dukagjinit të afektohet nga dëmet që janë shkaktuar në rrjet.

“Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit.

KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar.KEDS njëherazi ju bën thirrje qytetarëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të shkruajnë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat