6,693 raste aktive dhe 1,523 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Kosova

6,693 raste aktive dhe 1,523 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.

Ndryshe, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë situata me pandeminë është menaxhuar në mënyrë efikase dhe mund të konsiderohet e qetë, ani pse ka kërkuar që të vazhdohet me disiplinë.

Zemaj theksoi se janë vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat për menaxhimin e variantit të ri të COVID-19.

Duke folur për gjobat tha se jo vetëm për qytetarë, por ka pasur gjoba edhe për partitë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat