Mbi 9 mijë foshnje u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë gjatë vitit 2020

Kosova

Mbi 9 mijë foshnje u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë gjatë vitit 2020

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Gjatë vitit 2020 9 mijë e 382 foshnje kanë marrë shërbime mjekësore në kuadër të Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

8 mijë e 905 foshnje janë referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjerë nga spitalet rajonale, spitalet private apo nga shtëpia, për shkak të manifestimeve klinike.

“Në Kujdesin Intensiv dhe Gjysmë Intensiv të Klinikës së Neonatologjisë, janë trajtuar 1256 foshnje, nga to 512 iu kanë nënshtruar ventilimit mekanik (ventilatorit), ndërsa 512 foshnje tjera janë vendosur në CPAP Nazal (presion pozitiv me oksigjen).

Tek 160 foshnje të lindura para kohe, ndërkaq, është aplikuar survanta ( substancë që nuk prodhohet në mushkëritë e foshnjave të lindura para kohe)”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat