Lushtaku: Komunën e Skënderajt si duket në dimër e paska zënë bora papërgatitur

Kosova

Lushtaku: Komunën e Skënderajt si duket në dimër e paska zënë bora papërgatitur

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Skënderaj

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Komunën e Skenderajt për mos pastrim të rrugëve.

Përmes një postimi në facebook, Lushtaku ka shkruar se kur qendrat e votimit janë të hapura, qytetarët nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre shkak i mos pastrimit të rrugëve.

Postimi i plotë:

Komunën e Skënderajt si duket në dimër e paska zënë bora papërgatitur.

Tashmë kur qendrat e votimit janë të hapura, qytetarët nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe zgjedhur të preferuarit e tyre si rezultat i mos angazhimit të kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga bora. Kjo është papërgjegjësi totale e Komunës dhe pikërisht në ditën e zgjedhjeve cenon një prej të drejtave themelore të qytetarëve.

E drejta e votës është një nga të drejtat themelore politike që gëzon individi. E drejta e votës është një element qendror i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës.

Andaj, i bëj thirrje organeve kompetente të Komunës që të kryejnë obligimin e tyre, t’i pastrojnë rrugët dhe të mundësojnë që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat