Katër të shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit në Malishevë

Kosova

Katër të shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit në Malishevë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i Shtabit Emergjent Komunal në Malishevë, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 790 persona, prej tyre 700 janë shëruar, 46 kanë vdekur, ndërsa raste aktive me covid janë edhe 44 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat