Hajdin Berisha: Urime 17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kosova

Hajdin Berisha: Urime 17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Hajdin Berisha

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, i ka uruar qytetarët e Komunës së Malishevës.

''Pavarësia e Republikës së Kosovës, i mbushi 13 vjet shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik, dhe merita të veçanta në këtë shenjë kombëtare kanë dëshmorët e kombit të UÇK -së, veteranët dhe invalidët, luftëtarët nëpër të gjitha brezat, të cilët me gjak e jetë arritën ta përmbushin misioni për Kosovën e lirë, të Pavarur e Sovrane, prandaj sot, më shumë se kurrë më parë jemi të obliguar të punojmë mbi bazën e këtyre vlerave kombëtare për të djeshmen, të sotmën dhe të nesërme e popullit tonë''.

Urime 17 Shkurti qytetarë të Komunës së Malishevës!

Urime 17 Shkurti Familje të Dëshmorëve dhe të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së!

Urime Populli i Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat