Për 24 orë policia gjobiti 198 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19

Kosova

Për 24 orë policia gjobiti 198 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 198 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat