​Komandanti i FSK-së përcjell nga afër ndërtimin e urës në Hajnoc të Kamenicës

Kosova

​Komandanti i FSK-së përcjell nga afër ndërtimin e urës në Hajnoc të Kamenicës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:12
​Komandanti i FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe drejtori i departamentit të Emergjencave të kësaj komune, sot vizituan vend - punishten e ngritjes së urës mobile në fshatin Hajnoc të komunës së Kamenicës. Gjatë vërshimeve, në muajin janar të këtij viti ura e mëparshme u shkatërrua, ku mbetën të izoluar banorët e dhjetëra fshatrave të kësaj komune.

Për të lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës, derisa do të rindërtohet ura e re, FSK-ja në bashkëpunim me komunën në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, me njësitë e saja të xhenios, janë duke bërë montimin e urës mobile, pronë e FSK-së, që do të lidhë 10 fshatrat e kësaj komune.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, me këtë rast, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, për punën, përkushtimin dhe disiplinën e treguar gjatë ndërtimit të kësaj ure, e cila ka rëndësi të madhe për komunitetin të cilët jetojnë në këtë vend.

Ura metalike ka gjatësi 36 metra dhe pritet të përfundoi gjatë javës së ardhshme. Forca e Sigurisë së Kosovës është 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat