Në Podujevë, dy kandidatë për deputetë morën më shumë vota se Enver Hoxhaj

Kosova

Në Podujevë, dy kandidatë për deputetë morën më shumë vota se Enver Hoxhaj

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës ka arritur të marr 4.478 vota ose 11,54% të totalit të përgjithshëm.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet arritën të sigurojnë më shumë vota.

Sipas të dhënave të publikuara, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë marrë më së shumti vota në Podujevë.

Shabani ka arritur të marr 3448 vota, kurse Zejnullahu ka 3176 vota.

Ndërsa, Hoxhaj mori 3098 vota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat