Në fshatin Hogosht të Kamenicës funksionalizohet E-kioskun për dokumentet e nevojshme administrative

Kosova

Në fshatin Hogosht të Kamenicës funksionalizohet E-kioskun për dokumentet e nevojshme administrative

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Foto

Në fshatin Hogosht të Kamenicës është funksionalizuar E-kiosku, për kryerjen e shërbimeve të qytetarëve për marrjen e dokumenteve të nevojshme administrative.

Këtë e bëri të ditur kryetai Qëndron Kastrati, duke thënë se kjo do t’i lehtësoj qytetarët për punët administrative.

Postimi në Facebook:

Jemi zotuar që shërbimet administrative për qytetarë do t’i lehtësojmë, dhe kjo po bëhet duke funksionalizuar E-kioskun edhe në fshatin Hogosht 🖨

Tani banorët e fshatit Hogosht dhe të fshatrave përreth mund të marrin dokumentet e nevojshme administrative gjatë 24 orëve, pa pasur nevojë të presin në sportele 📑

Falënderoj Drejtoren e Administratës, Brikenë Ramabaja, për punën e pandalshme që ky projekt të zbatohet edhe në këtë fshat, ndërsa banorët uroj t’i gëzojnë këto shërbime.

Vazhdojmë me punë 💪

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat