Rrustemaj: Infermierëve iu dha shumë pak prioritet, qeveria i diskriminoi me mbështetjen financiare

Kosova

Rrustemaj: Infermierëve iu dha shumë pak prioritet, qeveria i diskriminoi me mbështetjen financiare

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:10
Naser Rrustemaj

Naser Rrustemaj nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se nuk janë pro vendimeve të reja, ku do të shtrëngoheshin masat për mbrojtje nga virusi COVID-19.

Kjo për shkak të situatës nëpër të cilën kanë kaluar periudhën e fundit, ku vlerëson se mund të shfaqen edhe probleme të tjera, njofton Klan Kosova.

”Ne nuk jemi që të shtrëngohen këto masa. Kemi probleme të tjera që mund të na shfaqen. Nuk jam që të shtrëngohen masat tepër nga kushdo që vjen”.

Tutje ai në Info Magazine, tregoi edhe për kapacitetet që ka Klinika Infektive në QKUK, në rast se gjendja me pandeminë, shkon e vështirësohet.

”Sa i përket kapaciteteve të Klinikës Infektive, fatmirësisht mund të them që pas gjashtë-shtatë muajsh kanë filluar që me kërkesat tona të shtohet numri i infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”.

”Ky numër pavarësisht që janë pranuar, është mjaft i vogël, sepse infermierët janë të ekspozuar direkt me të sëmurët gjatë shërbimit që iu bëjnë pacientëve, dhe kanë rrezikuar jetën e tyre pastaj prej më shumë se 1700 janë të prekur me COVID-19, kurse 11 veç kanë humbur jetën”.

Ai nuk la pa përmendur dhe mungesën e përkrahjes nga Qeveria, për këtë kategori të stafit shëndetësor, ndërsa theksoi që kjo ndasi që iu bë së fundit, nuk duhet të bëhet nga qeverisja e ardhshme.

”Pak kemi pasur përkrahje nga Qeveria, duke nisur nga Ligji i Pagave, e mos të flas për shtesën ku janë dalluar infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, gjë që nuk është dashur të ndodhë”.

”Sepse ne punojmë 24 orë, dhe jemi të përballë pacientit çdo herë, është ndarë mjeku që kam respekt për secilin, por nuk është dashur të bëhet kjo ndasi e tillë dhe prioritet shumë pak iu është dhënë infermierëve, mamive dhe personelit mjekësor”.

”Është bërë vlerësim i mjekëve ndryshe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat