IHMK-ja ngrit nivelin e performancës për monitorim të cilësisë së ajrit

Kosova

IHMK-ja ngrit nivelin e performancës për monitorim të cilësisë së ajrit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në kuadër të projektit “Mbledhja e të Dhënave Mjedisore” ka marrë mbështetje nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për zhvillimin e rrjetit nacional të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe rrjetit të komunikimit që ofron të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit, përmes portalit shtetërorë të cilësisë së ajrit dhe aplikacionit mobil në Android dhe IOS.

“Që të dy këto aplikacione janë instrumente kyçe për të informuar, qytetarët, institucionet dhe të gjithë të interesuarit tjerë për cilësinë e ajrit si dhe për të kontribuar në ndryshimin e sjelljes së tyre për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vendin ku ata jetojnë.

Këto aplikacione kanë rëndësinë e tyre edhe në ngritjen e vetëdijesimit dhe përmirësimin e politikë-bërjes për reduktimin e emisioneve në ajër, ruajtjes së cilësisë së mirë të ajrit dhe zvogëlimin e ekspozimit ndaj ndotjes”, ka njoftuar IHMK.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka falënderuar Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës për mbështetjen e dhënë në përmirësimin e performancës së IHMK-së në përmbushjen e obligimit të saj ligjor dhe institucional në monitorimin, informimin dhe paralajmërimin për cilësinë e ajrit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat