Familja e Fidan Gashit, që mori lëndime të rënda në Ferizaj, me një letër falënderuese për opinionin!

Kosova

Familja e Fidan Gashit, që mori lëndime të rënda në Ferizaj, me një letër falënderuese për opinionin!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:32
Familja e Fidan Gashit

Familja e Fidan Gashit, nga Begraca e Kaçanikut, ka dal me një letër falënderuese për qytetarët e Republikës.

Në këtë letër, familja e Fidanit, personit që pësoi lëndime të rënda para disa javësh nga një shpërthim në një restorant të Ferizajt, ka shprehur falënderim të veçantë edhe për shtetin e autustriak.

“Falenderim i veçantë̈ për personelin mjekësor të Klinikës Kirurgjike Plastike në QKUK Prishtinë , për kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve të lënduar ne Ferizaj”, thuhet ndër të tjera.

Letra e plotë:

Faleminderim!

Image

Familja e Fidan Ali Gashit nga Begraca , u jan pergjithmonë falenderues te gjithë atyre qe shprehen gatishmëri për të ndihmuar të lënduarit nga shpërthimi i bomboles ne Ferizaj.

Falenderoj z.Labinot Tahiri i cili me humanitetin e tij filloi dhe tuboi mjete financiare për ndihmë në shërimin e mëtejm të të lënduarve. Falenderojmë gatishmërinë̈ e Ministrit të Shëndetësis z.Armend Zemaj, për kujdesje dhe angazhim që dy të lenduarit të dergohen për shërim në Graz të Austrisë , dhe ardhja e Tij bashkë me Fidanin gjatë këthimit ne shtëpi.

Falenderojmë publikisht shtetit e Austriak që pa kompenzim financiar (falas) trajtoi dy të lënduarit në spitalin e tyre.

Falënderojmë̈ Kryetarin e Komunes së Kaçanikit z.Besim Ilazi, i cili rregullisht mbante kontakte me Ministrin e shëndetsisë, për gjendjen shëndetësore të të lenduarve.

Falënderojmë̈ të gjithë ata që nëpërmes Facebook-it na shprehnin dëshirën për shërimin e Fidanit.

Diaspora si gjithëherë na përkrahu moralisht e financiarisht , u jemi mirënjohës e falenderues nga zemra.

Falenderojmë të gjithë bashkëfshatarët për solidarizim me ne dhe kontributin financiar për të lënduarit e fatkeqësisë, e që ishinin pranë nesh në momentet më të vështira.

Përgjithmonë falenderues për personelin mjekësor të Q.K.M.F të Kaçanikut për kujdesje me tretman dhe kurim shtëpiak të Fidanit.

Falenderim i veqantë për personelin mjekësor të Klinikës Kirurgjike Plastike në QKUK Prishtinë , për kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve të lënduar ne Ferizaj.

Faleminderit , paqi uratën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat