Berisha priti në takim Lum Rrahmanin

Kosova

Berisha priti në takim Lum Rrahmanin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, priti në takim 6 vjeçarin, Lum Rrahmani, i cili ka inteligjence superiore me IQ 145 që hyn në kategorinë e gjenive.

Lumi ishte pjesëmarrës në garat ndërkombëtare të organizuar nga Organizata Internacionale BrainoBrain Fest ose siç njihet Gara e Abakusit.

Në këtë garë kanë marrë pjesë afër 25.000 fëmijë nga 52 vende të botës. Kjo garë tradicionale vazhdimisht organizohet në Dubai, por për shkak të pandemisë, këtë vit, është mbajtur përmes sistemit Online.

Organizatori i kësaj ngjarje e ka vlerësuar Lum Rrahmanin me pikë maksimale duke e radhitur në vendin e parë pasi që kishte arritur t’i zgjidh të gjitha detyrat në kohë rekorde.

Lum Rrahmani nga organizatori u shpërblye me kupë dhe mirënjohje kurse kryetari Berisha e uroi atë dhe e inkurajoi për sfida të reja duke i ofruar edhe mbështetje për garat e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat