Britania vazhdon mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës

Kosova

Britania vazhdon mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:22
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Abbot.

Ai e njoftoi me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.

Ambasadori Abbott e falënderoi drejtorin e Përgjithshëm Mehmeti për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë mes tyre dhe i uroi për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm.

Takimi rezultoi edhe me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes ne fusha specifike në mes të dy institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat