Besnik Zeqiraj: Edhe pse u dënua, Durim Sheremeti doli në fitim

Kosova

Besnik Zeqiraj: Edhe pse u dënua, Durim Sheremeti doli në fitim

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:35
Durim Sheremeti

Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor ish-shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, Durim Sheremetin, për keqpërdorim detyre.

Ai u dënua së  bashku me disa zyrtarë të tjerë të komunës që po akuzohen lidhur me një tender të shpallur nga Komuna e Pejës.

Durim Sheremetit nga  Gjykata i është ndaluar ushtrimi i profesionit në administratën publike për 2 vite. Sheremeti u dënua edhe me dënim me burg prej 6 muajsh, i cili me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me gjobë prej 7000 mijë eurosh

Fajtorë u shpallën edhe tre zyrtarët komunalë Gëzim Lajqi, Ruzhdi Zhara, Gëzim Shala dhe biznesmeni, Ilir Kelmendi.

Besnik Zeqiraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se edhe pse është dënuar nga gjykata, Durim Sheremeti ka dalë në fitim.

Ai ka shtuar se ky rast ka treguar se koka e krimit në Pejë është Gazmend Muhaxheri

“Në realitet po del mbi tokë ajo çka qytetarët kanë menduar se nuk ekziston. E kanë parë Gazmend Muhaxherin si një njeri të padjallëzuar”.

“Edhe pse dënimi i sotëm nuk është sa duhet të jetë, ky rast ka treguar se koka e krimit në Pejë është Muhaxheri”.

“I është bërë dëm shtetit nëntë mijë e sa euro – tre mijë euro Sheremeti është në fitim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat