Gazetari shqiptar nga Gjeneva, pritet në Drenicë nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari

Kosova

Gazetari shqiptar nga Gjeneva, pritet në Drenicë nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:23
Bekim Jashari dhe Nefail Maliqi

Gazetari njohur shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqi është pritur dje në Drenicë nga familja heroike Jashari, simboli i rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, respektivisht nga Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, të cilët kanë biseduar jo vetëm për rolin dhe kontributin e familjes së Jasharëve nga robëria deri tek liria dhe pavarësia, për të cilën u sakrifikuan, por edhe për situatën aktuale në Kosovë, për fitoren e liderit kombëtar Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe injorimin e Luginës së Preshevës në këtë proces, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në këtë takim me gazetarin shqiptar nga Gjeneva dhe të parit të Skenderajt Bekim Jashari, ky i fundit  duke përshendetur fitoren e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka thënë ndër tjera se ”kjo fitore është meritë jo vetëm e qytetarëve të vetëdijësuar të Kosovës, por edhe diasporës shqiptare për ta nxjerrur Kosovën e deritanishme nga tuneli i errët dhe për ta quar vendin në dritë, përpara..”

Lidhur me Luginën e Preshevës, z.Jashari ka thënë se ”liderët e Kosovës as qeveritë e deritanishme s’kanë qenë serioze me ta dhe me këtë pjesë të trungut shqiptar, është bërë fushatë qoftë parazgjedhore por edhe karrieriste..”

Gazetari Nefail Maliqi në Drenicë ka takuar edhe autoren e flamurit gjigant të Kosovës që theu rekordin e Guinness, Arbnora Fejza Idrizi, të cilët e kanë shpërblyer me një mirënjohje, për kontributin profesional si gazetar në avancimin e proceseve demokratike dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

”Drenicë faleminderit për mikpritjen, muhabet, për drekën bukë, kripë e zemër!..” , ka shkruar në fund Maliqi në Facebook, rreth kësaj vizite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat