​Sakrifica e familjes Jashari dhe të rënëve për liri janë themel i shtetit të Kosovës

Kosova

​Sakrifica e familjes Jashari dhe të rënëve për liri janë themel i shtetit të Kosovës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:02
Kuvendi Komunal i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë solemne në shënim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty u nderua lufta e UÇK-së për liri dhe u kujtua rezistenca e familjes Jashari më 5,6 dhe 7 mars 1998.

Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti tha se sakrifica e familjes Jashari dhe të rënëve të tjerë për liri janë themel i shtetit të Kosovës.

Haliti: 5,6 dhe 7 marsi ka frymën e lirisë

“Kjo sakrificë heroike e familjes Jashari, si dhe shumë familjeve që i dhanë bijtë e bijat e tyre për Kosovën, janë themel i fortë i shtetit tonë, i cili sot fal tyre gëzon Pavarësinë. Muaji mars na sjellë në mendje luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila edhe përkundër pabarazive që kishte, ia arriti të triumfojë dhe të largojë njëherë e përgjithmonë okupimin serb mbi tokat tona. 5,6 dhe 7 marsi ka frymën e lirisë, frymën e atdhedashurisë, ku fëmijë, gra e burra nuk kursyen jetën e tyre për t’u bërë simbol i lirisë dhe Pavarësisë se shtetit tonë të dashur”, tha ajo.

Ajo tha se historia e Marsit sjell kujtime të trishta por edhe ndjenja krenarie.

Sipas Halitit, kujtimi për ngjarjen e Marsit të vitit 1998, duhet të jetë porosi për të punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat