Bali Muharremaj arrin t’ia merr LDK-së një kuadër të rëndësishëm në Suharekë

Kosova

Bali Muharremaj arrin t’ia merr LDK-së një kuadër të rëndësishëm në Suharekë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:08
Pamje nga takimi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur për një aderim të ri në AAK, subjektit që i takon ai.

“Tashmë Bujar Shala nga Suhareka i bashkohet AAK-së. Ne së bashku do të tregojmë përkushtimin dhe angazhimin tonë për qytetarët tanë. Ne e respektojmë këtë veprim dhe do të jemi të vëmendshëm që ta kemi drejtimin e duhur për ta zhvilluar vendin dhe për ta avansuar përspektiven e të ardhmes tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Media merr vesh se Bujar Shala ka qenë pjesë e degës së LDK-së në Suharekë.

Muharremaj pritet të kandidoj për kryetar të Suherekës edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat