​Sulmohet fizikisht një infermier në QKUK, reagon FSSHK-ja

Kosova

​Sulmohet fizikisht një infermier në QKUK, reagon FSSHK-ja

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:53
Ilustrim

Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren njofton se në mbrëmjen e 14 marsit gjatë ndërrimit të natës rreth orës 22.00, në vendin e punës derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar infermieri i Repartit të Radiologjisë N.S.

Sipas FSSHK-së, infermieri në fjalë ka një eksperiencë 30 vjeçare dhe njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë. Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të plotësohen të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër) ku për prindin e pacientit kjo kërkesë nuk është pranuar dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në njërin sy infermierit N.S.

“Punëtorët shëndetësorë në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie ku brenda ditës jepen me qindra shërbime spitalore dhe jashtëspitalore andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën”, thuhet në reagim..

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rënd dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat