Fushë Kosova nesër fillon regjistrimin e grupeve të caktuara të qytetarëve për vaksinimin antiCovid

Kosova

Fushë Kosova nesër fillon regjistrimin e grupeve të caktuara të qytetarëve për vaksinimin antiCovid

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:54
Ilustrim

Komuna e Fushë Kosovës do të përdorë një model interesat të fillimit të vaksinimit të qytetarëve të kësaj komune me vaksinat antiCovid.

Në një njoftim publik, kjo komunë ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë regjistrimi i grupeve të caktuara të qytetarëve, banorë të këtij qyteti, për vaksinim kundër COVID-19, në kuadër të Planit Shtetëror të Vaksinimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Komuna ka thënë se ka thënë se prioritet do të jenë punëtorët shëndetësor dhe personat e moshës mbi 80 vjeç.

“Në funksion të realizimit të këtij procesi ne duhet të bëjmë regjistrimin e kategorive të caktuara të popullsisë: punëtoret shëndetësor dhe jo shëndetësor të punësuar në institucione shëndetësore publike dhe private që janë banorë të Komunës së Fushë Kosovës; banorët të moshës 80 vjeç e më shumë, banorët të moshës 65 vjeç deri në 80 vjeç si dhe pacientët me sëmundje kronike, banorë të Komunës së Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim të komunës.

Në këtë njoftim janë specifikuar kategoritë që duhet për t’u regjistruar. Komuna ka thënë se qytetarët duhet të paraqiten në Qendrën e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Bardh të Madh, Sllatinë, Miradi të Poshtme dhe të Epërme si dhe në Aambulancën e Mjekësisë Familjare në Vragoli, Fushë Kosovë dhe Kuzmin.

Regjistrimi mund të bëhet edhe përmes numrave të telefonit, 045-167-111 dhe 045-167-222 çdo ditë nga ora 08:00 deri në 17:00.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat