Kryetari Bahtiri takohet me ambasadorin e BE-së Tomas Szunyog

Kosova

Kryetari Bahtiri takohet me ambasadorin e BE-së Tomas Szunyog

Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:24
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, sot kanë realizuar një takim pune me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh edhe përfaqësues i posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit z. Szunyog në Mitrovicë, kishte për fokus zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, ku edhe ka vizituar disa biznese.

Nga vizita e këtyre bizneseve në Mitrovicë, ambasadori i BE-së, z. Tomas Szunyog, fillimisht ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mikëpritjen, duke e vlerësuar lartë qasjen largpamëse dhe vendosshmërinë e tij dhe të përfaqësuesve të bizneseve, për ti adresuar sfidat dhe fokusin për zhvillimin e mëtejshëm në të ardhmen.

Gjithashtu kryetari Bahtiri së bashku me ambasadorin z. Szunyog kanë ecur përgjatë lumit Ibër, ku ka parë për së afërmi zhvillimin e punimeve që janë kryer në të dy anët e lumit, projekti ky shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët e pjesës jugore, por edhe asaj veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat