Për mungesë kuorumi u ndërpre mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Kosova

Për mungesë kuorumi u ndërpre mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:52
Komuna e Malishevës

Mbledhja e parë urgjente për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e cila për pikë të rendit të ditës e kishte, shqyrtimin e kishte “Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/154 datë:12.03.2021 të parashtruar nga kryetari Komunës, për bartjen e mjeteve nga kategoria e rezervës në projekte kapitale, sipas shkresës së drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Buxhet nr.04/171 datë: 11.03.2021”, është ndërprerë në mungesa të kuorumit.

Edhe pse mbledhja kishte filluar dhe kishte prezencë të mjaftueshme të anëtarëve të kuvendit, ajo është ndërprerë, pasi një pjesë e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, e kanë lëshuar sallën.

Ata paraprakisht kishin vërejtjet e tyre në mënyrën e thirrjes së mbledhjes urgjente, por edhe pakënaqësi tjera lidhur me pikën e rendit të ditës.

Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, pas vlerësimit se s’ka kuorum, e ka ndërprerë mbledhjen dhe ka thënë se mbledhjen do ta thërret një ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat