Drejtori i Komunës së Podujevës ngre padi ndaj asamblistit të PDK-së

Kosova

Drejtori i Komunës së Podujevës ngre padi ndaj asamblistit të PDK-së

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:30
Foto

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj, ka ngre padi ndaj këshilltarit komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica.

Kështu ka bërë të ditur vetë Balaj në një postim në Facebook, teksa ka thënë se në drejtim të tij është shpifur se ka shpërndarë subvencione

“Duke e parë të domosdoshme ta mbroj emrin dhe dinjitetin tim dhe të babait tim, sot kam deponuar Padi kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të drejtuara ndaj meje nga njëri prej këshilltarëve të PDK-së, në seancën e fundit të Kuvendit që u mbajt një javë më parë.  Në pamundësi të përballjes me argumente, është bërë praktikë që t’i sulesh kundërshtarit me sulme ad hominem. Unë besoj se koha kur njerëzit kanë fyer pa masë e pa bazë të tjerët, pa u përballuar me përgjegjësi publike duhet të marrë fund. Unë shpresoj që Gjykata do të veproj shpejt dhe me shpifësin do të përballemi në Gjykatë! Atij që më ka akuzuar mua, i takon ta dëshmoj se cilin subvencion, kur dhe në çfarë vlere paska përfituar Pajtim Balaj”, ka shkruar ai.

Në seancën e fundit të mbajtur të Kuvendin e Komunës së Podujevës, Rafet Llapashtica ka akuzuar drejtorin Balaj se ka përfituar subvencione.

“Ke marrë subvencione përmes Drejtorisë së Kulturës. Nuk ka subvencion në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që s’e ke marrë për vete”, është shprehur Llapashtica në asamblenë komunale.

Pikërisht në këtë seancë, Balaj ka paralajmëruar se do t’i ndjek rrugë ligjore për këto akuza, teksa sot ka ushtruar padi ndaj Llapashticës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat