Moti gjatë dy ditëve në vijim, vranësira dhe reshje të dobëta shiu dhe bore

Kosova

Moti gjatë dy ditëve në vijim, vranësira dhe reshje të dobëta shiu dhe bore

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:37
Foto Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se të premten parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat