Zyra për Barazi Gjinore ndanë mirënjohje për gratë që kanë kontribuar ndër vite në Malishevë

Kosova

Zyra për Barazi Gjinore ndanë mirënjohje për gratë që kanë kontribuar ndër vite në Malishevë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Organizuar nga zyrtarja e Zyrës për Barazi Gjinore (ZBGJ) në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, sot është mbajtur takim, me rastin e festave të marsit, ku edhe janë ndarë mirënjohje për gratë kontributdhënëse ndër vite, në disa sfera të jetës, duke përfshi kontributin në luftë, në arsim, në shëndetësi, biznes dhe në organizatat joqeveritare që merren me avancimin e gruas në Malishevë.

Fillimisht, zyrtarja për barazi gjinore, e bëri një prezantim të punës së zyrës që drejton, si dhe foli për gratë të cilat kanë punuar dhe janë angazhuar ndër vite, me qëllim të avancimit të gruas në shoqëri. Zyrtarja Bytyçi, gjithashtu falënderoi edhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe gratë asambleiste, për përkrahjen e vazhdueshme në aktivitetet e ZBGJ, si dhe të organizimeve tjera dhe përkrahjen në aktivitetet e organizatave të grave.

Edhe udhëheqësja e grupit të grave në Kuvendin e Komunës së Malishevës, Hidajete Mazreku, gjithashtu falënderoi kryetarin Begaj dhe komunën për përkrahjen e vazhdueshme, e gjithashtu foli edhe për rolin e gruas në të gjitha zhvillimet në Komunën e Malishevës.

Më pas, Zyra për Barazi Gjinore, ka ndarë mirënjohje për gratë të cilat kanë kontribuar ndër vite në shoqëri, duke filluar nga Familja e Dëshmorit të Kombit-Imer Krasniqi, pastaj veteranes luftëtare të UÇK-së, Hava Zogaj, përfaqësuesen e OJQ “Femrat e Llapushës”, Zade Zogaj, për kontribut në shëndetësi është ndarë mirënjohje për Sadije Thaçin, për kontribut në arsim për profesoreshën Bukurije Mazreku dhe mësuesen Sahadete Hoxha-Gashi, në fushën e biznesit për Zoja Telakun, si dhe mirënjohje është ndarë edhe për Sabile Doli, ish drejtoreshë e strehimores “Shtëpia e Sigurt”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat