Takohen kryetari i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt, kjo është arsyeja

Kosova

Takohen kryetari i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt, kjo është arsyeja

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:55
Bekim Jashari dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në takim kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Ata biseduan për bashkëpunimin e deritashëm dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto dy komuna.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve.

Ndërsa të dy kryetarët e komunave u dakorduan në thëllimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e formave për një bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy komunave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat