U mbajt debat publik për propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës

Kosova

U mbajt debat publik për propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Sot është mbajtur debat publik për Propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Podujevës, e ku ishin të pranishëm qytetarë dhe përfaqësues institucionesh.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, duke folur për këtë dokument, tha se me këtë rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të ligjit për mbrojtjen e fëmijës dhe kompetencave vetanake të Komunës së Podujevës.

Kuvendi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e mbajtur më 10.03.2021 miratoi vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.

Diskutimi publik për këtë dokument do të zgjatë 30 ditë, përkatësisht nga data 15 mars 2021 deri më 15 prill 2021.

Propozimet dhe sugjerimet lidhur më këtë propozim rregullore mund të bëhen në ditën e debatit publik, por edhe gjatë periudhës së vënies në diskutim publik mund të dorëzohen në Zyrën për Informim dhe Komunikim me Publikun, ose përmes postës elektronike në këto e-mail adresa: [email protected] dhe [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat