Dy të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Dy të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:16
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 902 persona të prekur, prej tyre 803 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 52 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat