6 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19 sot në Malishevë

Kosova

6 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19 sot në Malishevë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:49
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren, QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 929 raste, prej tyre 818 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 64 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat