Hoxha: Me hovin e përhapjes në Kosovë, virusit po i jepet rasti për të pësuar mutacion

Kosova

Hoxha: Me hovin e përhapjes në Kosovë, virusit po i jepet rasti për të pësuar mutacion

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:53
QKUK

Përhapja me të madhe e COVID-19 në Kosovë po i jep mundësinë virusit që të pësojë mutacion, ka deklaruar Kreshnik Hoxha, drejtor i shkencave në kimi dhe shkencëtar farmaceutik i angazhuar në zhvillimin e produkteve të reja mjekësore.

Hoxha ka thënë se fakti se nuk është raportuar për diçka të tillë deri më tani, nuk do të thotë se ajo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, Kosova nuk i ka kushtet e testimit të gjenomit të virusit për të detektuar ndryshime të tilla e as nuk dërgon rregullisht mostra të mjaftueshme dhe representative për testim jashtë.

“E kam thënë më herët se Kosova nuk ka dëgjuar ende për “Variantin Kosovar”. Me hovin e përhapjes në Kosovë, virusit po i jepet rasti për të pësuar mutacion. Fakti se nuk kemi raportuar për diçka të tillë deri më tash, nuk do të thotë se ajo nuk ka ndodhur – veçse ne nuk i kemi kushtet e testimit të gjenomit të virusit për të detektuar ndryshime të tilla e as nuk dërgojmë rregullisht mostra të mjaftueshme dhe representative për testim jashtë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ai ka thënë se nuk mund të zhvillohet jetë normale në kohë të një krize të shëndetit publik.

“Duhet ta kuptojmë se “rehatia” që e ka kapluar Kosovën me pandemi është jashtëzakonisht e rrezikshme. Edhe jo, ky virus nuk i prekë vetëm të moshuarit. Në fakt, varianti britanik ka ndikuar që të rinj 30-40 vjeçarë të përfundojnë në spitale e të kenë pasoja afatgjate pas virusit”, është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat