14 gjoba për punëtorët në dyqane në Shtime për mos mbajtje të maskës

Kosova

14 gjoba për punëtorët në dyqane në Shtime për mos mbajtje të maskës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Inspektorati Sanitar në Komunën e Shtimes gjatë pasdites ka vazhduar me inspektimin e bizneseve të gastronomisë dhe bizneseve të tjera pas vendimit të fundit të Qeverisë për respektim të masave anti-COVID.

Ndërkohë janë inspektuar edhe dyqanet ushqimore, në të cilat kanë shqiptuar 14 gjoba për punëtorët që nuk kanë mbajtur maska gjatë orarit të punës. Sherif Sherifi, inspektor sanitar në Komunën e Shtimes ka thënë se do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim për t'i inspektuar bizneset me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID-19.

"Gjatë një inspektimi kemi shqiptuar 14 gjoba me nga 35 euro për punonjës në disa dyqane të cilët nuk i kanë mbajtur maskat gjatë shërbimit në orar të punës. Kryesisht inspektimi është zhvilluar në rrugën ‘Tahiri Sinani’, ndërkohë do të vazhdojmë edhe gjatë ditëve në vazhdim në rrugë të tjera. Do të vazhdojmë edhe gjatë vikendit", ka thënë Sherifi.

Sipas tij, gjatë inspektimit kanë kontrolluar distancën dhe temperaturën e punëtorëve në dyqane.

"Po ashtu kemi kontrolluar edhe aparatet me dezinfektues, pastaj kemi kontrolluar edhe produktet ushqimore, kushtet e ruajtjes dhe data e prodhimit dhe skadimit", ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat