5 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

Kosova

5 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:17
Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.487 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 684 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 5 raste poztive.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1) dhe Suharekë (4).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat