4 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

4 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar 1 rast i ri.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 1004 raste, prej tyre 872 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 83 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat