Me iniciativën e deputetit Bekë Berisha pajtohen dy familje në Istog

Kosova

Me iniciativën e deputetit Bekë Berisha pajtohen dy familje në Istog

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me iniciativën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy familje në Orroberdë të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha ku tha se sot në ditën botërore të dëshmorëve, ai së bashku me bashkëluftëtarë e miq të tij ishin në Orroberdë ku familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj.

Postimi i tij:

Sot në ditën e deshmorëve, me bashkëluftetarë, miq, familje deshmorësh ishim ne Orroberdë të Istogut ku ne emer të deshmorëve, martirëve, gjakut të derdhur për liri, familja Hakaj shtriu dorën e pajtimit familjës Lipaj.

Shqipetarët vetëm të bashkuar mund të arrijnë përpara.Qofshi faqebardhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat