GAP prezanton arritjet dhe dështimet e Strategjisë së Zhvillimit Kombëtar

Kosova

GAP prezanton arritjet dhe dështimet e Strategjisë së Zhvillimit Kombëtar

Më: 14 prill 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën "Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Angazhimi qytetar”.

Në tetor të vitit 2020, Qeveria e Kosovës mori vendim që të fillojë procesin e hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030.

Ky dokument synon të vëj objektiva afatgjata rreth sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe social, mjedisor dhe anëtarsimit të vendit në Bashkimin Evropian.

 Ndërsa ecim përpara me një strategji të re, Instituti GAP ka bërë një vlerësim të shkurtër mbi arritjet dhe dështimet e Strategjisë aktuale të Zhvillimit Kombëtar 2016-2021.

 Rezultatet tregojnë se qeveria nuk ka arritur të përmbushë shumicën e objektivave të saj, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, punësimit, tregtisë dhe investimeve të huaja direkte.

Çfarë mund të mësojmë nga strategjia e vjetër? Sa realiste duhet të jenë parashikimet e vitit 2030? Si duhet të  pasqyrohet kriza financiare Covid-19 në strategjinë e re?

Ky diskutim është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat