Haradinaj kujton tragjedinë e 22 viteve më parë në Mitrovicë: Kemi obligim të këmbëngulim për drejtësi

Kosova

Haradinaj kujton tragjedinë e 22 viteve më parë në Mitrovicë: Kemi obligim të këmbëngulim për drejtësi

Nga: A.SH Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:59
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar tragjedinë e ndodhur në Mitrovicë njëzet e dy vite më pare.

Sipas tij, kriminelët duhet të marrin drejtimin e merituar.

“Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria.

Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.

Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve.

Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat