Ja si e komenton Enver Hoxhaj gjuhën seksiste të përdorur nga Ardian Kastrati

Kosova

Ja si e komenton Enver Hoxhaj gjuhën seksiste të përdorur nga Ardian Kastrati

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:56
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka komentuar shkrimin ofendues të deputetit të PDK’së, Ardian Kastrati, ndaj presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmanit.

Hoxhaj ka thënë se Kastrati ka shpreh keqardhje për atë shkrim, megjithatë gjuha e tillë në Kosovë është instaluar nga Vetëvendosje.

“Ai ka qenë postim individual për të cilin Kastrati ka shpreh keqardhje. Qëndrimi i tij ka qenë i qartë meqë e ka hjek edhe postimin. Nuk dua t’i kthehem të kaluarës por kjo është gjuhë politike që e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje ndaj cdo kundërshtari politik në Kosovë”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje ai tha se një gjuhë të tillë nuk e pranon, megjithatë Kurti dhe Osmani kanë qenë ata që e kanë ndryshuar kulturën e tillë.

“Ne e dimë çfarë ka thënë për Thacin, Veselin, Mustafën dhe të tjerët. Ne nuk e pranojmë një gjuhë të tillë, por kulturën e tillë e ka ndryshuar Kurti dhe Osmani. Ata kanë qenë në bazë të kësaj valle, e kur jesh në bazë të valles nganjëherë mund të jesh edhe viktimë”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat