Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike (orari i vaksinimit)

Kosova

Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike (orari i vaksinimit)

Më: 16 prill 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.

Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat