Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kosova

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:04
Pamje nga vizita

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në qytetin e Suharekës.

Në këtë takim kryetari Bahtiri është pritur nga kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij dhe të shoqatës, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë shtëpi.

“Falë angazhimit dhe zemërgjerësisë suaj sot këta të moshuar kanë një vend të ngrohtë e të dashur për të qëndruar, e kjo tregon vlerën tuaj të lartë humane e njerëzore për të ndihmuar familjet në nevojë nga të gjitha trevat shqiptarë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka qëndruar pranë të moshuarve, me të cilët ka shkëmbyer momente të veçanta, si dhe ka ndarë për secilin nga një dhuratë simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat