Drejtori i Policisë kërkon angazhim në realizimin e detyrave në mënyrë profesionale

Kosova

Drejtori i Policisë kërkon angazhim në realizimin e detyrave në mënyrë profesionale

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:36
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët rajonal, për të diskutuar rreth realizimit të objektivave dhe planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim përveç tjerash u diskutuan tema mjaftë të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, me theks të veçantë “siguria në trafikun rrugor”, masat AntiCovid”, “integriteti policor”, “siguria në shkolla” , “informatat intelegjente”, të gjitha këto që ndikojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Porosia e këtij takimi ishte, vazhdimi i angazhimit dhe përkushtimit të mëtejmë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale nga të gjitha nivelet, duke ngritur përgjegjësinë në menaxhim dhe mbikëqyrje, me qëllim të një shërbimi sa më efikas karshi qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës duhet të vazhdojë ta ketë ndër prioritetet bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet relevante, bashkëpunim ky i cili rezulton drejtë persë drejti në ngritjen e mëtejme të imazhit dhe besueshmërisë në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat