Lladrovci viziton vëllezërit Demaku pas lirimit nga burgu

Kosova

Lladrovci viziton vëllezërit Demaku pas lirimit nga burgu

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:07
Ramiz Lladrovci ka vizituar Fadil dhe Nexhat Demakun, pas lirimit nga burgu.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar Fadil dhe Nexhat Demakun, pas lirimit nga burgu.

Ai ka thënë që qytetarët e komunës së Drenasit kanë përjetuar shumë dhimbje e plagë.

Postimi i plotë:

Së bashku me drejtuesit e nivelit qendror dhe lokal të PDK-së, vizituam familjen Demaku, me rastin e lirimit të Fadilit dhe Nexhatit nga burgu, dhe ishte rast për të shprehur jo vetëm solidaritetin me familjen dhe vuajtjet e tyre, por edhe për të ritheksuar dhimbjen për këtë rast.

Qytetarët e komunës së Drenasit, kanë përjetuar shumë dhimbje e plagë, masakra e gjenocid nga shteti okupator, dhe nuk janë nënshtruar.

Sot ishte ditë të kujtojmë më shumë se ditëve tjera se drejtësia për masakrat dhe gjenocidin serb, ende nuk ka vepruar, sikur nuk ka vepruar për rastin e para 22 viteve në Poklek dhe Çikatovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat