Nxënësit kthehen në shkolla, me mësimin online kishin telashe

Kosova

Nxënësit kthehen në shkolla, me mësimin online kishin telashe

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Orëve mësimore online i’u dhanë fund këtë të hënë.

Ato sipas nxënësve të gjimnazit “Ahmet Gashi” në kryeqytet, ishin sfidë dhe mësim jokualitativ.

Se adoleshentët janë të pa papërgjegjshëm karshi mësimit virtual e thonë edhe drejtuesit e shkollës.

E raste të këtilla të nxënësve të nivelit 6-9, që mësimin prej distancës nuk e morën seriozisht këtë javë sa ishin të obliguar të mësojnë nga shtëpia, ka edhe nëpër shkollat fillore.

Megjithatë shumica e shkollarëve në shkollën “Xhemajl Mustafa” thonë se i realizuan me përpikëri orët mësimore ani se prania fizike në klasë i bën të ndihen më afër procesit arsimor.

Rikthimi në institucionet arsimore është bërë sipas skenarëve A,B,C që më herët i ka përcaktuar Ministria e Arsimit.

Klasat e nivelit 6-9 dhe shkollat e mesme sipas vendimit të ministrisë së Arsimit, pas pushimit pranveror mësimin e vijuan nga shtëpia, si masë e uljes së rasteve të infektimit me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat