Vazhdon aksioni i Karaçevës/ Policia bastis tri lokacione të ndryshme, arreston të shumëkërkuarin

Kosova

Vazhdon aksioni i Karaçevës/ Policia bastis tri lokacione të ndryshme, arreston të shumëkërkuarin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan sot është zhvilluar një aksion kundër bixhozit të paligjshëm, i cili është vazhdimësi i aksionit të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, e cila tha se ky aksion është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se aksioni i sotshëm është vazhdimësi e aksionit të Karaçevës, i cili është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Janë realizuar bastisje në tri lokacione, në Ferizaj, në fshatin Muqivërc dhe fshatin Petrovc”, thuhet në përgjigjet e saj.

Xheladini po ashtu bëri të ditur se gjatë këtij aksioni është arrestuar i dyshuari A.Th., i cili ishte në kërkim që nga fillimi i këtij aksioni, për shkak të dyshimit se është përfshirë në veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat