​Klubi i Prodhuesve nis fushatën “Një dhuratë për tokën” për gjelbërimin e Kosovës

Kosova

​Klubi i Prodhuesve nis fushatën “Një dhuratë për tokën” për gjelbërimin e Kosovës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me rrjetin e biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation”, sot me rastin e Ditës së Tokës, filloi fushatën vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit, ku në bashkëpunim me komunat dhe sektorin privat do të mbjellin fidanë të ndryshme në hapësirat publike.

Fushata “Një dhuratë për tokën” filloi me mbjelljen e drunjve të parë në parkun e biznesit në Drenas.

Kjo fushatë vjen si nevojë e angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, por edhe vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu mbrojtja e mjedisit është prioritet edhe në kuadër të Strategjisë së Ambientit, të cilën Klubi e ka pjesë themelore të funksionimit, ku përmes saj dëshiron të ndërtoj zhvillim të qëndrueshëm të sektorit ekonomik i cili respekton dhe kujdeset për ambientin.

Fushata do të vazhdojë në javët në vazhdim në bashkëpunim me kompanitë prodhuese, por edhe me institucionet dhe organet tjera kompetente, do të gjelbërohen hapësira të ndryshme në kuadër të këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat