5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 3 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 3 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 ortë e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19, një ka vdekur dhe janë regjistruar tri raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1069 raste, prej tyre 958 janë shëruar, 50 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 61 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat