Lekaj: VV-ja u pagoi serbëve për një vit, 21 milionë euro energji elektrike

Kosova

Lekaj: VV-ja u pagoi serbëve për një vit, 21 milionë euro energji elektrike

Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:00
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi ku sot u mor vendimi që serbëve në veri t’ju paguhet energjia prej 11 milionë euros.

Ai tha se sot deputetët e Vetëvendosjes vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri, duke shkelur barazinë qytetare dhe duke i favorizuar serbët.

Postimi i plotë:

Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditat në veri të Kosovës. Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri.

Sot vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare dhe duke i favorizuar serbët. Sot madje bënë edhe shkelje ligjore duke shkelur Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/2017 të vertetuar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës AA. Nr.451/2017 përmes së cilës ZRrE i ndalon KOSTT-it të bëjë shlyerjen e borgjeve të serbëve në komunat në veri të Kosovës.

10 milionë euro i paguan në prill të 2020 për serbët në veri dhe për 11 milionë të tjera u pajtuan ti paguajnë sot. Pra,21 milionë euro për një vit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat