Sot dy raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

Sot dy raste të reja me covid në Malishevë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:08
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me covid-19. 

 Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin komunal emergjent.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 994 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 49 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat