​Tahiri: Të mbijetuarit e masakrës në Studime i njohin kriminelet, të gatshëm të dëshmojnë

Kosova

​Tahiri: Të mbijetuarit e masakrës në Studime i njohin kriminelet, të gatshëm të dëshmojnë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:33
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në 22 vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, ka bërë homazhe për 116 martirët e vrarë nga forcat serbe.

Tahiri tha se familjarët e mbijetuar janë të gatshëm të dëshmojnë pasi i njohin kriminelët e Masakrës së Studimes me emra.

Tahiri: Drejtësia të vije në vend

“Sot si në çdo përvjetor, më 2 maj është dita e dhimbjes të madhe për Vushtrrinë në këtë ditë si sot e 22 vite më parë 116 civil, gra burra e fëmijë u vranë dhe u masakruan nga forcat militare ushtarake serbe këtu në Studime për të vetmen arsyeje, sepse refuzuan të nënshtroheshin dhe sepse flisnin gjuhën shqipe. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite askush nuk është dënuar për këtë krim i cili është gjenocid... Në Vushtrri në atë periudhe ka pasur kryetar komune, ka pasur komandat të stacionit të policisë dhe komandant të ushtrisë, nëse për asgjë tjetër për përgjithësi komanduese për secilin prej tyre do të duhej sot të kishte aktakuzë dhe dënim për krimin e kryer...Familjarët janë të gatshëm të dëshmojnë, sepse i njohin kriminelët me emër, Vushtrria i njeh ata me emër, koha po kalon shumë prej këtyre dëshmitarëve edhe kanë ndërruar jetë, prandaj është tepër me rëndësi që drejtësia të shkojë në vend”, tha ai.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat